Dështon kapja e “Boss-it” të krimit? Çfarë u gjet në shtëpinë e Ervis Martinajt

19 May 2022, 12:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështon kapja e “Boss-it” të krimit? Çfarë u
Në foto: Ervis Martinaj

Detaje të reja kanë nga operacioni i fundit i SPAK. Në total janë firmosur plot 32 urdhër arreste. Janë të paktën 6 dosje që janë bashkuar dhe janë zbardhur disa vrasje. Midis personave që janë lëshuar masa sigurie edhe për Florenc Çapjen. Sipas informacioneve të deritanishme masa është ekzekutuar vetëm për Fatos Gosen nga Peqini.

Të gjithë personat e tjerë nuk janë gjetur në banesat apo vendet ku dyshohej se ishin. I shpallur në kërkim është edhe avokati A. B., i cili njihet si avokati i bandave kriminale. Ndërkohë gjatë kontrolleve në hotelin e Ervis Martinajt janë gjetur gjithashtu maska dhe sende të tjera të dyshuara që përdoreshin në ngjarje kriminale.

Mësohet se një operacion për kapjen e Ervis Martinajt është zhvilluar në Tiranë, te zona e Liqenit të Thatë dhe te Stadiumi Dinamo, por blutë nuk kanë arritur të arrestojnë Martinajn.

 


Video