FOTO+EMRI/ Kush ishte vrasësi me pagesë që ekzekutoi vëllain e Talo Çelës

19 May 2022, 16:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO+EMRI/ Kush ishte vrasësi me pagesë që ekzekutoi vëllain
Bujar Çela

Nga zbërthimi i bandave pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj janë zbardhur dhe shumë vrasje të regjistruara ndër vite.  

Një prej tyre është dhe ajo e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, sot i shpallur në kërkim nga Policia. Burime për mediat bëjnë me dije se një prej ekezutorëve ka qenë shtetasi Besjan Xhixha së bashku me Nuredin Dumanin dhe një person tjetër të shpallur në kërkim.

Besian Xhixha dyshohet si vrasës me pagesë. Ai ndodhet pas qelisë, pasi u arrestua së bashku me Enver Divën të dyshuar si autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Vëllezërit Haxhia strehonin në shtëpinë e tyre Talo Çelën, kjo sipas familjarëve të dy vëllezërve dhe vet Talo Çelës në intervistat e dhëna për mediat.

Bujar Çela, vëllai i Talos Çelës u vra në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020, rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.

62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë dhe u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq  nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.

FOTO+EMRI/ Kush ishte vrasësi me pagesë që ekzekutoi vëllain
Besjan Xhixha

Video