Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, ku një makinë përfundoi në humnerë pas daljes nga rruga.
Mësohet se 20-vjeçari Xheku Logu nuk ju ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital. Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç.
Dajë e nip po udhëtonin në drejtim të Kukësit, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ra në humnerë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të aksidentit.