Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë zbardhur pamjet nga një dhomë hoteli, ku dyshohet se qëndronte Ervis Martinaj, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden bullet”.
Nga fotot e "News24" shihen sendet e paligjshme që Ervis Martinaj i mbante në një tavolinë ku brenda saj kishte një sirtar të padukshëm.
Policia ka gjetur aty disa targa të huaja, një kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime, si dhe një parfum "Tom Ford".
SPAK-u lëshoi sot 32-urdhër arreste pas dëshmive të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, ku u çmontuan 8 grupe kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës, si dhe u zbardhën disa krime të regjistruara ndër vite.



