Dokumenti sekret i anti-terrorit/ Katër të rinj do sulmonin me eksploziv ambasadën shqiptare në Athinë

19 Shtator 2022, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada shqiptare në Athinë

Një sulm me eksploziv ishte planifikuar ndaj ambasadës shqiptare në Athinë më 25 prill të vitit 2021, nga katër shtetas shqiptarë.

Sipas një dokumenti të publikuar nga hakerat iranianë, rezulton se Drejtoria e Antiterrorit është informuar nga shërbimet inteligjente në vend se ndaj ambasadës së Shqipërisë në Athinë, ka indicie të pakonfirmuara se në datë 25 prill 2021, shtetasit Llambi Angjeli, Totila Beba, Edvin Miho dhe Thanas Trasha kanë planifikuar një sulm me lëndë shpërthyese.

Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret për një periudhë 15-vjeçare, Njësia e antiterrorit i ka dërguar një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.

Pas marrjes së informacionit, Antiterorri ka kryer një sërë verifikimesh që kanë të bëjnë me saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre personave të dyshuar, vendndodhjen e tyre aktuale, informacionet që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale përfshirë dhe ato më karakter terrorist.


Video