Sulmi ndaj sistemit TIMS, hackerat nxjerrin të gjitha të dhënat e Gledis Nanos dhe hyrje-daljet nga Shqipëria (DOKUMENTI)

19 Shtator 2022, 10:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hakerat që sulmuan sistemet qeveritare të Shqipërisë në muajin korrik dhe një javë më parë sistemin TIMS të Policisë, kanë publikuar të dhënat personale të ish-drejtorit Gledis Nano. Siç shihet dhe në foto, skeda e Nanos mban të dhënat e plota të tij dhe foto të aplikimeve ndër vite.

Në dokumentet e rrjetit të hakerave, jepen të dhëna mbi familjen e Nanos, por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore.

Newsbomb.al ka publikuar dokumentin nga rrjeti i hakerave “Homeland Justice”, të cilët nuk kanë kursyer asnjë detaj të të dhënave të ish-numrit një të Policisë së Shtetit. Nga një kqyrje paraprake, mund të thuhet se të dhënat janë marrë nga sistemi TIMS.

Të dhënat e daljes së Nanos nga Shqipëria janë të plota dhe përfshijnë daljen e tij për herë të parë nga vendi në vitin 2005 e deri në muajt e fundit, të vitit 2022.

Në një kohë që nga Kryeministri Edi Rama pretendohet se nuk ka rrjedhje serioze të dhënash, dalja e informacioneve të personit që deri para pak javësh kishte në dorë sigurinë e vendit, për qytetarët e thjeshtë, rreziku bëhet shumë më i madh.

 



Video