Babai konfirmoi vdekjen e të birit, ky është 19-vjeçari që u vra mbrëmë në Shkodër (foto)

19 Shtator 2022, 08:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erjon Xhenje

Sot përcillet për në banesën e fundit, Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

Erjon Xhenje u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Mësohet se ka qenë babai i 19-vjeçarit, ai i cili është futur brenda lokalit dhe ka konfirmuar se i vrarë ka mbetur djali i tij. Ai është nxjerr jashtë lokalit nga efektivët e Policisë, në gjendje të rëndë emocionale. Më pas, ai ka telefonuar gruan për t'i dhënë lajmin e hidhur të vrasjes së të birit.

Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

 


Video