Një 29-vjeçare angleze nxirret e pajetë nga plazhi i Sarandës

19 Shtator 2022, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Sarandës, ku një shtetase angleze është nxjerrë e pajetë.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ambulanca dhe zhytës profesionistë.

Policia raporton se viktimë është shtetësja angleze R.G.,  29-vjeç, e cila ishte veshur më rrobat të zhytjes profesioniste, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Video