"Do vrasë veten!", Policia parandalon vetëvrasjen pas telefonatës së gazetares

13 May 2022, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do vrasë veten!", Policia parandalon vetëvrasjen pas
Drejtuesja e emisionit Me Zemër të Hapur

Policia e Himarës ka parandaluar sot një vetëvrasje, pas telefonatës nga gazetarja e emisionit me Zemër të Hapur.

Kjo e fundit telefonoi uniformat blu, menjëherë pasi një banor i Himarës telefonoi në emision dhe paralajmëroi se do të vetëvritej, pas një konflikti që kishte me familjarët e bashkëshortes.

Pas vënies në dijeni të situatës nga drejtuesja e emisionit, shërbimet e Policisë në Himarë kanë lokalizuar shtetasin me inicialet A.K në shëtitoren e Himarës dhe kanë bërë shoqërimin e tij.

Policia njofton se pas komunikimit me uniformat blu dhe me psikologun, shtetasi A. K., aktualisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.


Video