"Po zbërthehet një grup vrasësish me pagesë", Artan Hoxha: Do ketë arrestime të bujshme

13 May 2022, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po zbërthehet një grup vrasësish me pagesë",
Artan Hoxha

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha paralajmëron arrestime të bujshme nga bota e krimit të organizuar. Ai ka deklaruar se Prokuroria Speciale është në rrugën e duhur për të zbërthyer një grup vrasësish me pagesë që kanë kryer atentate nga Elbasani deri në Shkodër.

“SPAK ka marrë shumë informacion prej këtij grupi, ka atentate të kryera në Elbasan, deri në Shkodër. Është një grup vrasësish me pagesë që mund të zbërthejnë shumë vrasje. Besoj se SPAK është në rrugë të mbarë. A do t’i gjejnë, do t’i kapin ata pesë të kërkuarit, dhe Talo Çelën? Nuk e di”, tha Hoxha në “AbcNews”.

Vlen të theksohet fakti se një prej personave të rëndësishëm të krimit është Nuredin Dumani. Fillimisht u raportua se ai ishte kthyer në një "pendito" për drejtësinë, por kjo gjë u mohua nga SPAK.


Video