Një person tërhoqi vëmendjen e gazetarëve dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj gjatë kohës që ky i fundit fliste jashtë Kryesisë së Kuvendit mbi procesin për zgjedhjen e Presidentit.
Qytetari zbriti nga makina dhe u afrua aty pranë duke bërtitur me të madhe pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadores Yuri Kim, madje ai i kërkoi dhe Alibeajt që të shprehej "Zoti e bekoftë Amerikën!".
“Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Yuri Kim që po na i fut në burg politikanët dhe ministrat e korruptuar, Alibeaj thuaj Zoti e bekoftë Amerikën”, bërtiste qytetari.
Kjo gjë tërhoqi vëmendje dhe solli buzëqeshje tek gazetarët dhe tek vet Alibeaj, i cili u shpreh “Epo populli duhet t’i dëgjojë këto arsyetime (mbi Presidentin)”.