E propozuan për President, Neritan Ceka: Jam shkëputur, nuk kam ambicie politike

13 May 2022, 13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E propozuan për President, Neritan Ceka: Jam shkëputur, nuk kam
Neritan Ceka

Një ndër emrat e propozuar për Presidentin e ri është edhe ai i arkeologut Neritan Ceka, i cili është përfolur si kandidaturë e mundshme nga deputetët e Partisë Demokratike. Në lidhje mbi propozimin e emrit të tij, Neritan Ceka është shprehur se nuk ka asnjë aspiratë për President dhe se është shkëputur nga nga politika.

"Jam shkëputur nga politik. Jam te Akademia e Shkencave me një kolegun tim me të shkuar politike Skënder Gjinushin. Nuk kam pasur asnjë ambicie politike”, deklaroi ai në Abcnews.

Neritan Ceka shtoi më tej se nuk duhet të krijohen iluzione për figurën e presidentit.

“Ne nuk kemi një opozitë që e kalon presidnetin me 83 vota sepse nuk janë bashkë. Presidenti nuk ka asnjë rol sot më balancën e pushteteve. Po forcohet pushteti gjyqësor. Presidenti duhet të mos futet në çështjet politike, mos futet në çështjet e parlamentit”, tha Neritan Ceka.

Raundi i parë për propozimin e emrave për President të Republikës do të mbahet më datë 16 maj. Deri tani palët kanë qenë hermetike dhe nuk kanë bërë ndonjë deklaratë paraprake se cilët emra mund të hidhen për votim.


Video