Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një grua në Elbasan ka tentuar t'i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Arsyeja pse gruaja ka tentuar vetëvrasjen ka qenë dhuna psikologjike e ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ Elbasan. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes bashkëshortin e gruas.
Në pranga është vënë shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.