Arrestimi nga SPAK/ Lefter Alla akuza Ballukut: Më mirë të më thonin 'hap krahun'

18 Mars 2023, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në seancën për caktim mase ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ky i fundit ka pretenduar se procesi ndaj tij është me ngjyrim politik.

Kjo duket si mesazh për drejtuesen politike të PS në Dibër, ministren Belinda Balluku e cila duket se nuk ka dashur që Allla të rikandidonte më për një mandat të dytë

“Në gjykimin tim me e ndershme do ishte të më thoshin hap krahun se të më bëhen këto gjyqe politike”, ka thënë Alla.

Kujtojmë akuzohet sipas SPAK, Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.

 

Video