Arrestimi i kryebashkiakut/ Lefter Alla nuk ishte vetëm, pranga edhe 12 zyrtarëve të tjerë. BKH i mësyn në banesë

16 Mars 2023, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lefter Alla

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i finalizuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK ku është vënë në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Bashkë me Allën janë shoqëruar edhe 12 zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Urdhër ndalimet për ta janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.

Alla akuzohet pikërisht për abuzim me tenderat publikë dhe korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Ndërkohë oficerët e BKH-së kryen kontrolle në banesat e kryebashkiakut socialist dhe vëllait të tij.

Kontrollet zgjatën për më shumë se dy orë, me objekt gjetjen e provave materiale, kryesisht dokumentacione dhe të dhëna me interes. 

Video