Vjosa Park Kombëtar, Leonardo DiCaprio: Pasuri për brezat e ardhshëm

16 March 2023, 07:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vjosa Park Kombëtar, Leonardo DiCaprio: Pasuri për brezat e

Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. DiCaprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij park kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, aktori i njohur shkruan se tashmë Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë dhe do jetë një pasuri që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan aktori Leonardo di Caprio.

Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori një shtysë kur Leonardo DiCaprio postoi në lidhje me të në Instagram në vitin 2019, duke thënë: "Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës: por për sa kohë?"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)


Video