Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën 47-vjeçari, plagoset ish-gruaja e Elvis Roshit

9 Nëntor 2023, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit.

Policia njofton se një makinë me drejtuese Iris Gumën është përplasur me një ciklomotor me drejtues qytetarin me Fatmir Duda, 47 vjeç, i cili për fat të keq, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Iris Guma që është edhe ish-gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.


Video