Aksident i rëndë në Qafën e Murrizit - Makina luksoze elektrike u nda në mes

6 Shkurt 2026, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një makinë luksoze elektrike "Avatr 12" dhe një kamion janë përplasur "kokë më kokë".

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionin të spostuar disa centimetra në anën e djathtë, në korsinë e vet, kurse makina elektrike me teknologji të fjalës së fundit dhe e prodhuar në Kinë, ka përfunduar në kanal, e ndarë në dy pjesë.

Rrethanat e përplasjes janë të paqarta, pasi makina elektrike "grand coupe" Avatr 12 është e pajisur me sistemet më të fundit inteligjente dhe nuk dihet nëse ato kanë funksionuar në momentin e aksidentit.

Aksident i rëndë në Qafën e Murrizit - Makina luksoze


Video