A u tradhtua CR7 nga trajneri Jorge Jesus? Miku i Cristianos zbulon prapaskenat

1 October 2026, 18:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A u tradhtua CR7 nga trajneri Jorge Jesus? Miku i Cristianos zbulon prapaskenat

Në Portugali dhe jo vetëm, është “harruar” ndeshja me Danimarkën dhe tema e ditës është Cristiano Ronaldo, i cili tashmë ndodhet në Madrid, ku u prit nga grup i madh tifozësh e ndërkohë në hotelin ku qëndron ekipi portugez, tifozët sapo mësuan se CR7 ishte larguar, u larguan menjëherë.

Gazetari Edu Aguirre, mik i Cristianos zbuloi për “El Chiringuito” disa nga prapaskenat. Sipas tij, pas ndeshjes me Norvegjinë, ku CR7 nuk luajti asnjë minutë, Jorge Jesus në takimin me lojtarin dhe presidentin e federatës i kërkoi falje privatisht dhe kishte premtuar se do ta bënte këtë edhe publikisht në konferencën për shtyp, por krejt e kundërta ndodhi. Jo vetëm që falje nuk kërkoi, por ia bëri të qartë Cristianos publikisht se në ekipin përfaqësues vendos ai dhe askush tjetër. Për shkak edhe të njohjes së vjetër tek Al Nassr, ku Cristiano e kishte mbështetur, sipas Aguirre, ylli portugez u ndje i tradhtuar.

Me braktisjen demonstrative që i bëri ekipit, Cristiano Ronaldo tashmë rrezikon masa disiplinore, gjobë dhe pezullim 1-6 muaj.

Sipas “A Bola”, tek federata portugeze ishin përgatitur që pas Botërorit 2026, Cristiano do të tërhiqej, por pati vetëm heshtje nga ana e tij dhe Jorge Jesus u detyrua ta grumbullonte dhe publikisht ta konsideronte si një nga shtyllat kryesore të ekipit.


Video