Foto/ Përballja me San Marinon, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve!

29 September 2026, 19:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj San Marinos.

Trajneri Rolando Maran ka lënë jashtë Ramadanin e Pilon të ndëshkuar me të verdhë ndaj bjellorusëve, dhe në vend të tyre ka aktivizuar Shehun e Mitajn.

Ndërkohë, në sulm janë Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.

Ndeshja ndaj San Marinos është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Shqipëria e nisi me fitore ndaj Bjellorusisë.


Video