Nisje makthi për Klopp, Schweinsteiger: Tani jemi thjesht një skuadër mediokre

28 September 2026, 17:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aventura e Jurgen Klopp si trajner i Gjermanisë ka nisur në mënyrë mjaft të vështirë. Pas barazimit 1-1 ndaj Holandës, Die Mannschaftà u mund 1-0 nga Greqia në Augsburg, duke mbetur pa fitore pas dy ndeshjeve në Nations League.

Skuadra gjermane nuk arriti t’i shndërronte në gola zotërimin e topit dhe rastet e krijuara, por edhe qëndrueshmëria gjatë gjithë 90 minutave duket se është një problem. Ekipi e kishte humbur intensitetin ndërsa loja përparonte kundër holandezëve, ndërsa kundër Greqisë, vështirësitë me pasimin e fundit dhe finalizimin ishin veçanërisht të dukshme

Situatën për Klopp e komplikojnë mungesat e Jamal Musiala dhe Kai Havertz, si dhe nevoja për të vendosur një hierarki brenda një grupi shumë të gjerë lojtarësh. Trajneri ka grumbulluar gjithsej 44 lojtarë, të ndarë në dy lista, për katër ndeshjet e para.

Bastian Schweinsteiger nuk i kursen kritikat:

“Tani jemi thjesht një skuadër mediokre, nuk jemi më një skuadër elitare. Nuk kemi më lojtarë që bëjnë diferencën. Shpresoj që Klopp të mund të ndërtojë një skuadër të aftë për të luajtur futboll sipas ‘stilit Klopp’.”

Më pas Bastian Schweinsteiger doli në mbrojtje të trajnerit Jurgen Klopp.

“Klopp nuk është magjistar. Është një punë e vështirë, por edhe futbollistët duhet të pyesin pak veten: kjo është e gjitha?”, tha Schweinsteiger.

Rrethana e madhe lehtësuese në këtë fillim të vështirë të Klopp në pankinën e Gjermanisë qëndron te lloji i punës që po kërkon të bëjë te kombëtarja gjermane. Për këtë mjafton të shohësh listën e të grumbulluarve; plot 44 futbollistë janë thirrur prej tij.

Pas dështimit të bujshëm në Botërorin 2026, gjermanët zgjidhën Klopp për të rilindur dhe trajneri ka ndërmarrë këtë rrugë; një bazë të gjerë, testimi i futbollistëve të rinj dhe përpjekja për të transmetuar principet e tij të lojës. Një proces që sigurisht ka nevojë për kohë.


Video