Emri/ Vritet nga partneri i saj 23-vjeçarja shqiptare në Itali!

27 Nëntor 2026, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emri/ Vritet nga partneri i saj 23-vjeçarja shqiptare në Itali!
Viktima është Lonela Miruna Girneata, ndërsa autori i dyshuar, 25-vjeçari Andrea Nardini

Një 23-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë nga partneri i saj në Ponte a Buggiano, në provincën e Pistoias, në rajonin italian të Toskanës.

Viktima është Lonela Miruna Girneata, ndërsa autori i dyshuar, 25-vjeçari Andrea Nardini, i dha fund jetës në të njëjtin vend ku, më pak se tre muaj më parë, një tjetër grua u vra nga ish-partneri i saj.

Siç raportojnë mediat italiane fqinjët e kishin parë 25-vjeçarin mëngjesin e së enjtes, pak para orës 08:00, duke dalë nga banesa dhe duke u larguar me makinë.

Gjithçka dukej si fillimi i një dite të zakonshme pune për të riun, i cili ishte i punësuar në një fabrikë letre./Marrë nga mediat italiane.


Vox Pop

Video