
Mbrëmë në mesnatë, papritur gjatë votimit të buxhetit, u fut një amendament misterioz që falte taksat për hotelet luksoze. Për habinë e të gjithëve, dokumenti kishte ngelur sekret dhe i ishte mbajtur i fshehtë publikut, përkundër detyrimit se ato publikohen 24 orë përpara seancës plenare.
Kuvendi publikoi 36 amendamente të tjera, por për çudi jo këtë që favorizonte klientët e mëdhenj.
Në errësirë, dhe për gatishmëri totale qorrazi, firmosi ekonomistja e gafave në PS, Briseida Çakërri.
Dokumenti i siguruar sot nga VNA e konfirmon këtë. Në shkresën e datës 24.11.2026, me nr. 6754 Prot., drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, 'Për tatimin mbi të ardhurat', të ndryshuar", parashikohet shtimi i nenit 8 me këtë përmbajtje:
> "b) entitetet që operojnë në struktura akomoduese 'Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special', sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht 'brand name', përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2029. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 5 vjet nga marrja e statusit special;"
Nuk është hera e parë që Çakërri firmosi gjëra që të tjerët kanë turp t'i marrin përsipër. Apo edhe gjëra që nuk i kupton. Pak më parë Rama e përdori atë për të firmosur ndryshime të rrezikshme në ligjin e AKSHIt./VNA