Përplasja me armë me Policinë, vritet një shqiptar në Itali. Arratiset bashkëpunëtori i tij

27 Nëntor 2026, 19:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasja me armë me Policinë, vritet një shqiptar në

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë një operacioni të forcave të policisë italiane në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias. Ndërkohë një person tjetër, i cili dyshohet se ishte i armatosur, ka arritur të largohet dhe ndodhet ende në arrati.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur karabinierët kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e dy personave, të cilët dyshohej se ndodheshin në një banesë në këtë zonë.

Në momentin kur efektivët kanë mbërritur për të kryer arrestimin, dy personat kanë hapur zjarr ndaj tyre, në përpjekje për t'u larguar. Situata ka degraduar në një shkëmbim zjarri mes tyre dhe forcave të policisë, i cili dyshohet se ka zgjatur disa minuta.

Gjatë përplasjes me armë, njëri prej personave të kërkuar, shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë, ndërsa personi tjetër ka arritur të largohet nga vendngjarja. Pas incidentit, policia italiane ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe kapjen e personit të arratisur, i cili dyshohet se është i armatosur.


Vox Pop

Video