Video/ Përplasja e dhunshme në fund të ndeshjes Hungari-Ukrainë!

26 September 2026, 12:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Përplasja e dhunshme në fund të ndeshjes
“Liga e Kombeve”

Edhe pse futbolli duhet të jetë një sport që bashkon kombet, duket se kjo nuk funksionon gjithmonë.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Ukrainës, e luajtur ditën e djeshme në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve”, e provoi këtë gjë.

Në fund të përballjes, futbolli ia la vendin grushtave dhe shkelmave, teksa lojtarët e dy ekipeve u përfshinë në një sherr të dhunshëm.

Në videot që janë bërë virale në rrjetet sociale, shihet se lojtarët gjuajnë njëri tjetrin, teksa të tjerë ndërhyjnë për të shuar konfliktin.

Shkak për përplasjen u bë një karton i kuq i dhënë nga arbitri për lojtarin ukrainas Oleksandr Nazarenko, pas një ndërhyrjeje të ashpër që ai bëri ndaj një lojtari hungarez.

Ai kishte marrë tashmë një karton të verdhë, dhe për këtë arsye, u përjashtua. 

Kjo shkaktoi acarim të ukrainasve. 

Mykola Matviienko dhe Viktor Tsygankov nisën të përplaseshin me Dominik Szoboszlai dhe Hungary's Milos Kerkez, me konfliktin që u përshkallëzua shpejt. 

Në fund, dha kartona të verdhë për Szoboszlai, Kerkez, Matviienko dhe Tsygankov dhe mbylli ndeshjen me rezultatin 0-1 në favor të Ukrainës. 


Video