
Kosova e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan me rezultatin minimal 1-0 përballë Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë kjo e vlefshme për Ligën B.
Heroi i takimit ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e vetëm dhe vendimtar të kësaj përballjeje.
Sulmuesi realizoi me kokë në minutën e 83-të, duke dërguar në rrjetë një top të kthyer nga tranversa.
Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda e dominoi ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave duke krijuar mundësi të njëpasnjëshme shënimi.
Ky sukses e ngjit Kosovën në kuotën e 3 pikëve në grup, duke mbajtur hapin e Austrisë që mposhti Izraelin.
Sfida e radhës për dardanët do të jetë pikërisht në transfertë përballë Austrisë më 27 shtator.