UEFA cakton arbitrat e Premier League për Shqipëri-Bjellorusi

24 September 2026, 11:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

UEFA cakton arbitrat e Premier League për Shqipëri-Bjellorusi

Për duelin hapës në Ligën e Kombeve të shtunën kundër Bjellorusisë UEFA ka caktuar 5-shen e arbitrave nga Anglia me kryesor Sam Barrott.

34-vjeçari është pjesë e arbitrave të FIFA-s që nga 2025 dhe gjykon në Premier League që prej 2024.

Këtë sezon ka dhënë drejtësi në 3 sfida të Premier League, ndërsa ishte pjesë edhe e finales së Superkupës së Anglisë ku Arsenal mposhti 3-0 Manchester City-n.


Video