Zidane nis stërvitjen e parë si trajneri i ri i Francës, ndryshime që në seancën e debutimit

22 September 2026, 14:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zidane nis stërvitjen e parë si trajneri i ri i Francës,

Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht punën në krye të kombëtares franceze, me seancën e parë stërvitore që ka sjellë menjëherë disa risi në funksionimin e skuadrës.

Në përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, tekniku francez drejtoi një grup prej vetëm 12 futbollistësh, kryesisht lojtarë që gjatë fundjavës patën pak minuta ose nuk zbritën fare në fushë me klubet e tyre.

Atmosfera në qendren stervitore ishte pozitive, ndërsa për disa prej lojtarëve të rinj, grumbullimi i parë nën drejtimin e një legjende si Zidane shoqërohej edhe me emocion dhe presion.

Trajneri u shfaq i qetë dhe i afërt me futbollistët, duke dhënë sinjalet e para të filozofisë së tij.

Ndryshime ka pasur edhe përtej stërvitjeve. Është hequr pritja tradicionale e lojtarëve nga mediat në qendren stervitore, ndërsa është riorganizuar edhe menaxhimi i dëmtimeve.

Futbollistët e dëmtuar nuk do të udhëtojnë më drejt qendrës kombëtare për kontrolle, pasi stafi mjekësor do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me klubet e tyre.

Një tjetër risi u vu re në zgjedhjen e fushës së stërvitjes. Për seancën e pare, u përdor një terren që gjatë periudhës së Didier Deschamps shfrytëzohej shumë rrallë.

Tashmë, pritja është për debutimin zyrtar. Gjelat do të përballet me Turqinë më 25 shtator, ndërsa më pas në kalendar janë dy sfida të rëndësishme kundër Belgjikës dhe Italisë.


Video