Manchester City fajtor për 114 akuza, klubi anglez rrezikon shumë

25 September 2026, 18:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Manchester-City-1024x576.jpg

Një vendim i komisionit të pavarur të Premier League rrezikon të trondisë themelet e klubit të Manchester City-t.

Pas hetimeve disa vjeçare, gjiganti anglez është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje financiare. Siç raporton “The Athletic”, hetimet kanë përfunduar dhe tashmë pritet vetëm caktimi i masës ndëshkuese.

Mbi tryezë mbeten të gjitha opsionet e mundshme të sanksioneve ndaj kampioneve në fuqi. Dënimet mund të variojnë nga një gjobë e rëndë financiare, te zbritja e pikëve apo deri në përjashtimin e mundshëm nga kampionati. Nëse vendoset zbritja e pikëve, klubit mund t’i hiqen edhe titujt e fituar në të kaluarën.

Bordi drejtues i Manchester City-t nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka paralajmëruar menjëherë ankesë zyrtare. Zyrtarët juridikë të klubit deklaruan se procesi ka qenë i gjatë dhe i besueshëm, duke insistuar në pafajësinë e tyre.


Video