
Një 45-vjeçar është arrestuar në Divjakë, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 39 vjeçe, pas një konflikti mes tyre.
Gruaja ka marrë dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë, policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në Divjakë, shtetasi L. V., 45 vjeç, dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen M. V., 39 vjeçe, e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës.
39-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.