VIDEO: A tha Ronaldo “Bismilah” para penalltisë vendimtare ndaj Kroacisë?

3 Korrik 2026, 17:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo

Një moment i veçantë nga Cristiano Ronaldo është bërë viral në mediat sociale gjatë Kupës së Botës 2026.

Para se të ekzekutonte penalltinë vendimtare, e cila i siguroi Portugalisë barazimin e rezultatit (1-1) dhe më pas i hapi rrugë kualifikimit ndaj Kroacisë (2-1) në raundin e 32-të të Botërorit, sulmuesi portugez duket sikur thotë tri herë “Bismillah”.

Shprehja “Bismilah” vjen nga arabishtja dhe do të thotë “Në emër të Allahut (Zotit)”. Ajo përdoret gjerësisht nga myslimanët përpara se të nisin një veprim të rëndësishëm, si shenjë besimi dhe kërkim bekimi.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në mediat sociale duke nxitur debat online, ku mijëra tifozë kanë komentuar gjestin e 41-vjeçarit, duke e cilësuar atë si një shfaqje respekti ndaj besimit dhe traditave islame.

Megjithatë, nuk ka prova të verifikuara që konfirmojnë saktësisht atë që tha Ronaldo, dhe klipi që është bërë viral mbetet i hapur për interpretim.

Edhe pse Ronaldo nuk është deklaruar publikisht si mysliman, ai ka treguar në disa raste respekt për kulturën dhe zakonet islame, ndërsa luan te Al Nassr në Arabinë Saudite.


Video