Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Anglia ka siguruar kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit. “Tre Luanët” triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj RD Kongo.
Vendiktar në këtë përballje ishte Harry Kane, i cili shënoi dopietë golash në pjesën e dytë.
Fraksioni i parë, u mbyll me avantazhin minimal të Kongos, pas golit të shënuar nga Cipenga në minutën e 7-të.
Po ashtu, afrikanët iu afruan edhe të dytit, por u ndalën nga shtylla. Anglia iu afrua në disa raste avantazhit, por portieri ishte i pakalueshëm.
Situata ndryshoi në pjesën e dytë, ku Harry Kane barazoi në minutën e 75-të dhe më pas përmbysi rezultatin në minutën e 86-të.
Me 6 korrik, Anglia do të sfidojë në Qytetin e Meksikës, të zotët shtëpisë, Meksikën.