Koorporata e Investimeve hap tender ndërkombëtar për Palasën dhe...
16 Korrik, 13:42Fokus

Kanadaja është ekipi i parë që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Botërorit, pas triumfit 0-1 kundër Afrikës së Jugut në Los Angeles.
Takimi nuk prodhoi shumë raste me të dyja skuadrat që u munduan të mbroheshin më mirë.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 92’, me Eustaquio që goditi nga jashtë zone duke tundur rrjetën e afrikano-jugorëve.
Me këtë fitore, Kanadaja avancon më tej, aty ku do të presë fituesin e takimit Holandë-Marok, ndërsa Afrika e Jugut del nga ky Botëror me kokën lartë.