Modric nuk ndalet, kapiteni kroat vendos rekord historik në Botëror

28 June 2026, 08:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Modric nuk ndalet, kapiteni kroat vendos rekord historik në Botëror

Kroacia siguroi kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Ganën me rezultatin 2-1 dhe e mbylli Grupin L në vendin e dytë me 6 pikë, pas Anglisë.

Ndeshja u vendos në minutat e fundit, kur në të 83-tën Luka Modric dhuroi një asist perfekt për Nikola Vlasic, i cili shënoi golin e fitores dhe vulosi kualifikimin e kroatëve.

Përveç suksesit të ekipit, mbrëmja ishte historike edhe për kapitenin kroat. Me asistin ndaj Vlasicit, Luka Modric u bë asistuesi më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, duke e realizuar këtë rekord në moshën 40-vjeçare.

Mesfushori legjendar vazhdon të sfidojë kohën, duke dëshmuar se klasi dhe vizioni i tij mbeten vendimtarë edhe në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Falë këtij triumfi, Kroacia e mbylli grupin me 6 pikë dhe do të vazhdojë rrugëtimin në fazën e 1/16-ve, ndërsa Gana avancon gjithashtu më tej si një nga 8 vendet e treta më të mira.


Video