Faulli brutal ndaj Koné, FIFA ndëshkon rëndë mesfushorin e Katarit

25 Qershor 2026, 14:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FIFA ka dënuar zyrtarisht me 5 ndeshje pezullim mesfushorin e Katarit, Assim Madibo, pas një ndërhyrjeje horror që shokoi Botërorin 2026.

Viktima e këtij faulli të rëndë ishte ylli i Kanadasë, Ismael Koné, i cili pësoi një thyerje të tmerrshme të kërcirit të këmbës (tibia dhe fibula). Ky ndëshkim shembullor nga FIFA erdhi në të njëjtën kohë kur aventura e Katarit në këtë Botëror u mbyll përfundimisht, pas eliminimit nga Bosnjë-Hercegovina.

Pavarësisht dramës dhe dhimbjeve të mëdha që ia mbyllën ëndrrën në mes, Koné u kthye në heroin e padiskutueshëm të turneut.

Gjatë sfidës pasardhëse të Kanadasë kundër Zvicrës, mesfushori refuzoi të qëndronte në spital dhe u shfaq në stadium i ulur në një karrocë me rrota për të mbështetur shokët e skuadrës.

Ky gjest i jashtëzakonshëm sakrifice dhe dashurie për ekipin ka bërë xhiron e rrjetit, duke prekur zemrat e miliona sportdashësve.

 


Video