Rusia u përjashtua, ja me kë do luajë Shqipëria më 13 qershor

19 May 2022, 12:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia u përjashtua, ja me kë do luajë Shqipëria më 13
Kombëtarja shqiptare e futbollit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë më 13 qershor Estonin në një përballje miqësore në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja është konfirmuar ditën e sotme, ndërsa kjo përballje zëvendëson atë që kombëtarja ishte parashikuar të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë, FSHF vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore.

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë miqësore dhe me Islandën më 6 qershor, ndërsa më 10 qershor do të presë Izraelin.


Video