Komenti për Dybalan, Edi Rama hap debat mes tifozëve në Itali

18 May 2022, 17:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komenti për Dybalan, Edi Rama hap debat mes tifozëve në Itali
Komenti për Dybalan, Edi Rama hap debat mes tifozëve në Itali

Kryeministri Edi Rama njihet si tifoz i thekur futboll. Njihet si tifoz i Juventusit në Serinë A, por në daljet e tij në publike nuk ka ngurruar të shfaqë simbole të të skuadrave të tjera të mëdha europiane në veshjet e tij (Bayern, City…).

Së fundmi, Rama, në një intervistë për gazetën torineze “TuttoSport”, ka dhënë mendimin e tij edhe për Dybalan (vendosi të largohej nga Juventusi), për të cilin është shprehur: “Ndoshta ka të drejtë kushdo që thotë se Dybala është mbivlerësuar”.

Një citim (me Edi Ramën në sfond) i hedhur në rrjetet sociale nga “GOAL Italia”, që i jep peshë mendimit të Kryeministrit të Shqipërisë.

Komentet janë të shumta dhe me shumë ngjyra. Shumë i japin të drejtë, të tjerë ironizojnë, duke thënë se ndoshta duhet pyetur edhe presidenti ukrainas Zelenesky.

Nuk mungojnë as komentet e tifozëve shqiptarë, që thonë se “tani është bërë ekspert futbolli” dhe “ky i di të gjitha”.

 


Video