
Milanit i duhen me patjetër katër pikë në dy ndeshjet e fundit të Serisë A, për të mos lënë në dorë të Interit fatin e titullit kampion.
Kampionati elitar italian ka hyrë në 180 minutat e fundit, ku mbrëmjen e së dielës zhvillohen dy sfida vendimtare.
Të parët që zbresin në fushë janë “Kuqezinjtë”, që në 18:00 luajnë përballë Atalantës. Ndeshja konsiderohet vendimtare, por trajneri Stefano Pioli kërkon të heqë presionin nga lojtarët e tij. “Titulli nuk vendoset të dielën”, deklaroi ai në konferencën e së shtunës.
Nga grupet e tifozerisë së Milanit janë hedhur akuza për favorizim të Interit në caktimin e orarit të ndeshjeve të parafundit, pasi pas përfundimit të Milan-Atalanta luan Kaljari-Inter.
Milani është dy pika para Interit. Një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e mbetura (pas Atalantës me Sasuolon) e shpallin kampion. Interi nga ana tjetër duhet të marrë dy fitore dhe të shpresojë në një hap fals të Milanit. Pas Kaljarit ‘Zikaltërit’ luajnë kundër në shtëpi lundër Sampdorias.