Superiorja, Dinamo i rikthyer me bujë bie pa lavdi

15 May 2022, 09:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Superiorja, Dinamo i rikthyer me bujë bie pa lavdi

Pas një dekade mungesë në futbollin elitar, Dinamo u rikthye me bujë gushtin e vitit të kaluar në Kategorinë Superiore.

Pa mbushur një vit nga ky moment, ‘Nëndetësja’ rikthehet andej nga erdhi pa shumë vujë.

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 2-1 të shtunën e fundosi edhe matematikisht skuadrën dinamovite, megjithëse sezonin e nisi me një grup lojtarësh të afrimuar në futbollin shqiptar.

Në ndeshjet e tjera, Tirana e shpallur kampione nuk e fali Vllazninë duke e mposhtur 3-1. Shkodranët janë ende në lojë për një vend që të çon në Europë, pasi janë me 49 pikë, po aq sa Kukësi. Laçi ka siguruar vendin e dytë dhe Partizani të tretin.

Nga Kategoria ra direkt veç Dinamos edhe Skënderbeu, ndërsa Egnatia e Rrogozhinës doo të luajë ‘play out’.


Video