Transferimi në Amerikë, Messi vë si kusht marrjen e 35% të aksioneve të Inter Miami

17 May 2022, 18:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Transferimi në Amerikë, Messi vë si kusht marrjen e 35% të
Lionel Messi

E ardhmja e Lionel Messit është nga ato çështje që gjithmonë nxit kureshtje.

Duke qenë që gjërat nuk po shkojnë siç do donte argjentinasi te Paris Saint-Germain, po përflitet se sulmuesi mund të lëvizë në drejtim të Amerikës, te klubi i Inter Miami.

Mediet spanjolle raportojnë se një gjë e tillë do të ndodh vetëm në rast se Messi do të marrë 35% të aksioneve të klubit, për t’u bashkuar me ta në vitin 2023, kohë në të cilën ai do të jetë 36 vjeç.

Kjo konfirmon se Leo do të qëndrojë për edhe një sezon tjetër në Europë, gjë që do ta mbante në formën e duhur për Botërorin Katar 2022.

Në orët e fundit ka pasur shumë spekulime për një rikthim të mundshëm të tij te Barcelona, por duket se nuk ka asgjë konkrete.


Video