Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Milan mund Atalantën 2-0 në ndeshjen e javës 37-të të Serie A dhe është afër fitimit të titullit kampion. Në fakt, nëse Inter do të mundte Cagliarin, skuadrës kuqezi i mjafton një pikë në përballjen ndaj Sassuolos.
Pas një pjese të parë të vështirë për të zhbllokuar ndeshjen në San Siro, është Leao, i cili gjeti rrjetën në minutën e 56'. Në minutën e 75' vjen kryevepra e Theo Hernandez që çmendi gjithë stadiumin.
Mbrojtësi vrapon 80 metra për të gjetur golin e dytë. Një sukses i rëndësishëm, ndërsa tashmë kuqezinjtë do shohin me vëmendje takimin e Interit.