Hidhet nga 30 metra lartësi, por përplaset në shkëmbinj, ish-futbollisti vdes përpara gruas dhe fëmijëve (VIDEO)

17 May 2022, 19:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hidhet nga 30 metra lartësi, por përplaset në shkëmbinj,
Ish-futbollisti vdes përpara gruas dhe fëmijëve

Kërkoi të bënte një akrobaci të guximshme duke u hedhur nga një shkëmb i lartë 30 metra për një zhytje në det përpara gruas dhe dy fëmijëve, por fatkeqësisht u përplas dhunshëm në shkëmbinj. Kështu vdiq në mënyrë tragjike Mourad Lamrabatte, ish-futbollist profesionist.


Tragjedia ka ndodhur në Majorka të Spanjës.

Ish-futbollist i Vitesse nuk e llogariti mirë hedhjen dhe përpara se të binte në ujë, u përplas me disa shkëmbinj.

Gjithçka është xhiruar nga bashkëshortja e tij, e cila dëgjohet në video duke ulëritur “O Zot i madh”, në momentin që marokeni përplaset me shkëmbin.

Autoritetet thonë se Lamrabatte ndërroi jetë jo nga përplasje e fortë, por nga mbytja në ujë pas saj, duke qenë se kishte humbur ndjenjat.

 


Video