Roma tregon “dhëmbët” para finales së Conference League, 3 gola Torinos për Europën

20 May 2022, 23:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roma tregon “dhëmbët” para finales së Conference
Roma-Torino

Roma ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për Europën, teksa mposhti pastër 3-0 skuadrën e Torinos në takimin e fundit të sezonit në Seria A.

Të besuarit e Jose Mourinhos kaluan në avantazh që në minutën e 33-të të takimit kur Abrahamm do tunde rrjetën e Torinos.

Do të ishte përsëri sulmuesi anglez i cili do të dyfishonte rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Berisha më parë kishte shkaktuar faull.

Një tjetër penallti do të fitonte Roma dhe këtë herë do të ishte kapiteni Pellegrini ai i cili do të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij, duke mposhtur kështu përsëri Etrit Berishën.

Me këtë fitore, Roma e Jose Mourinhos siguron Europën edhe për sezonin e ardhshëm dhe kjo vjen pikërisht para finales së Conferencë League që do të luhet pas 5 ditësh në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.


Video