Rikthimi i Simone Biles, dy herë kampione olimpike e gjithanshme

2 Gusht 2024, 18:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Simone Biles

Pas periudhës së errët dhe tërheqjes nga Olimpiada në Tokio, Simon Biles është rikthyer të shkëlqejë.

Pas medaljes së artë ekipore, gjimnastja amerikane fitoi edhe medaljen e artë individuale në Paris 2024.

27-vjeçarja bëhet kampione olimpike e gjithanshme për të dytën herë në karrierë.

Biles u bë atletja e parë që e realizon këtë arritje prej Vera Kaslavska në edicionet 1964 dhe 1968.

Ajo u bë e para gjimnaste amerikane që fiton gjashtë medalje të arta në Olimpiadë, ndërsa me 9 medalje në total është edhe gjimnastja amerikane që ka fituar më tepër.

Në Lojërat në Paris, Simon Biles ka shansin të fitojë edhe tre medalje të arta në trarin e ekuilibrit, ushtrimin në dysheme dhe në kaluç.


Video