Fitorja e boksieres "transgjinore", reagon menjëherë Komiteti Olimpik Algjerian: Sulme dashakeqe dhe shpifje ndaj atletes tonë

1 Gusht 2024, 19:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Imane Khelif

Dueli në boks për femra në peshën 66 kilogram mes italianes Angela Carini dhe algjerianes Imane Khelif që zgjati vetëm 45 sekonda ka shkaktuar shumë polemika, pasi Khelif dyshohet të jetë "biologjikisht mashkull".

Të shumta ishin reagimet ndaj fitores së Khelif, duke kërkuar që ajo të mos garojë në disiplinat për femra.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Komitetit Olimpik Algjerian, që shpjegon se këto nuk janë gjë tjetër veç se sulme dashakeqe dhe përpjekje për shpifje e gënjeshtra nga ana e mediave të huaja.

“Komiteti Olimpik Algjerian dënon me fjalët më të forta sulmet dashakeqe dhe joetike të drejtuara kundër atletes tonë të shquar, Imane Khelif, nga disa media të huaja. Këto përpjekje për shpifje, të bazuara në gënjeshtra, janë krejtësisht të padrejta, veçanërisht në një moment vendimtar në të cilin ajo ndodhet, përgatitja për Lojërat Olimpike, kulmi i karrierës së saj”, shkruan si fillim KOA.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur kampionen tonë. Imane Khelif mishëron në mënyrë të përsosur frymën e përsosmërisë, vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë së sportistëve tanë. Pavarësisht nga këto kritika të pabaza, ne ka besim të palëkundur në aftësitë e saj dhe ne jemi të bindur se ajo do të shkëlqejë në Lojërat Olimpike”. “Ne jemi të gjithë me ty, Imane,” vazhdon shënimi.

“I gjithë kombi ju mbështet, krenar për arritjet tuaja dhe nderin që i sillni Algjerisë. Le të përqendrohemi në talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe punën tuaj të palodhur për të përfaqësuar vendin tonë në skenën botërore. Ne kërkojmë nga të gjithë të mbështesin kampionen tonë, Imane, niveli i përsosmërisë së të cilit shqetëson disa njerëz”, përfundon KOA.

Video