Me lot në sy, xhudistja nga Kosova njofton tërheqjen nga sporti pas skualifikimit në Lojërat Olimpike (Video)

1 Gusht 2024, 16:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Loriana Kuka

Loriana Kuka i dha fund sportit të xhudos menjëherë pasi mbylli aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Gjatë një interviste për Komitetin Olimpik të Kosovës, Kuka u shpreh shumë e lumtur që ka arritur ta fitonte një raund, pasi kjo ishte dita e fundit e saj si sportiste e xhudos.

Po ashtu xhudistja nga Kosova tregoi se në këto Lojëra Olimpike dhe shumë gara të tjera ka luajtur e lënduar.

“E kam nisur ditën shumë mirë jam kanë shumë e fokusuar. Jam shumë e lumtur që kam fituar luftën e parë, luftën e dytë fati nuk deshti të shkoja në çerekfinale

“Kam garu me shumë lëndime, prandaj jam krenare çfarë kam arritur deri sot që s’jam ndalur deri sot.

“Po kjo ka qenë gara e fundit për mu, kam dasht me përfundu më herët por jam krenare me çfarë kam arritur deri tash”, ka thënë Loriana Kuka.

Video