Aventurë e re në Shqipëri? Djali i Igli Tares del në stërvitje me skuadrën e Superiores

29 Korrik 2024, 21:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Etiene Tare

Etiene Tare, djali i Igli Tares, pritet të jetë afrimi i radhës te Skënderbeu.

Sulmuesi ka dalë në stërvitje me korçarët këtë të hënë.

Në rast se bind stafin teknik, 20-vjeçari do të firmosë me bardhekuqtë.

Tare ka qenë pjesë e të rinjve të Lacios, ndërsa në dy sezonet e fundit ka luajtur në Austri, te Sturm Graz dhe Rapid Vien.

 

Video