Distria Krasniqi e pamposhtur, shkon në finale dhe i siguron Kosovës medaljen olimpike

28 July 2024, 17:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Distria Krasniqi e pamposhtur, shkon në finale dhe i siguron Kosovës
Distria Krasniqi

Distria Krasniqi ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës një medalje olimpike.

Krasniqi ka mposhtur me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu vendin në finale.

Gara ishte në kategorinë - 52 kg.

Në finale ajo do të ndeshet për medaljen e artë me fituesen e duelit mes Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit dhe Amandine Buchard të Francës.


Video