Distria Krasniqi triumfon në Lojërat Olimpike, mposht për 40 sekonda kundërshtaren e saj!

28 Korrik 2024, 12:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Distria Krasniqi/ Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’/ Marjam Març Maharani

Kosova konfirmohet sërish si pretendente në sportin e xhudos në arenën ndërkombëtare.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Krasniqi arriti të marr një fitore me Ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Marjam Març Maharani e vlefshme për 52 kilogramë.

Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e çiftit, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.

Krasniqi ka caktuar objektivin që të fitojë një tjetër medalje për Kosovën, pas suksesit që arriti në ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.

Video