Kush kryeson me medalje në Lojërat Olimpike? Surprizon Kosova dhe lë pas shtete të mëdha (Renditja)

1 Gusht 2024, 16:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Medalje olimpike / Foto ilustruese

Teksa kanë mbetur edhe 10 ditë nga përfundimi i Lojërave Olimpike të Parisit, një garë e fortë është duke u zhvilluar mes shteteve që kërkojnë vendin e parë në listën e medaljeve të fituara.

Shtetet e mëdha si SHBA, Kina, Japonia, Franca apo Australia pa dyshim që edhe këtë vit janë pretendentet kryesore. Ato marrin pjesë me atletë të niveleve më të larta, në disiplinat e shumta.

Aktualisht Kina renditet e para me 21 medalje, e ndjekur nga Franca me 26. Kina mban vendin e parë për shkak se ka më shumë medalje të arta të fituara, plot 11, krahasuar me 8 që ka Franca.

Kush kryeson me medalje në Lojërat Olimpike? Surprizon Kosova dhe

Surprizë pa dyshim që është Kosova, në vendin e 34, me dy medalje në xhudo, një të argjendtë dhe një bronzi, duke lënë kështu pas shtete të mëdha si Meksika, Ukraina e të tjera.

Shqipëria ende nuk ka arritur të fitojë asnjë medalje, dhe mbetet ndër të paktat shtete në botë që nuk kanë asnjë medalje olimpike.

Kush kryeson me medalje në Lojërat Olimpike? Surprizon Kosova dhe

Video